Alarm në fillimvit: Rriten rastet e gripit, AH3N2 dominues tek fëmijët! Temperatura e lartë dhe rezistenca e virusit shqetësuese

Pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, infektimet nga gripi po shënojnë rritje të ndjeshme, duke prekur kryesisht fëmijët 4–14 vjeç.

Sipas Urgjencës Kombëtare, nënvarianti AH3N2 është më agresivi këtë sezon.
Mjeku Skënder Brataj paralajmëron: “Mos nxitojnë drejt spitalit pa shenja serioze”, ndërsa thekson se gripi i këtij sezoni ka temperaturë të lartë dhe zgjat më shumë ditë se zakonisht.


Ekspertët tregojnë se kulmi i rasteve pritet drejt fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, ndërsa krahas AH3N2 dhe AH1N1, vijojnë të qarkullojnë edhe virusi respirator sincicial, Covid-19 dhe viroza të tjera sezonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *