Ndërron jetë 45-vjeçari teksa punonte tokën në Levan të Fierit

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në zonën e Levanit, në Fier.
Ishin banorët e zonës ata që e kanë gjetur burrin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbahet në jetë.


Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Autoritetet po vijojnë procedurat përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *