Prindërit i heqin internetin, 13-vjeçarja i denoncon për keqtrajtim

Pas një debati me vajzën e tij, babai i ka ndërprerë internetin. Pas kësaj një vajzë 13-vjeçare, me banim në veri të Barit, ka telefonuar në numrin e urgjencës për fëmijët, 114, duke denoncuar prindërit e saj për keqtrajtim.

Që nga ai moment filloi procedura për rastet e dyshuara të dhunës ndaj të miturve, me ndërhyrjen e policisë, shërbimeve sociale dhe departamentit të neuropsikiatrisë së fëmijëve pranë autoritetit shëndetësor vendor Barletta-Andria-Trani.

Tashmë çështja është objekt hetimi nga prokuroria e Tranit. Ekspertët e thirrur për të vlerësuar situatën zbuluan varësinë e fortë të vajzës nga celulari i saj, të cilin e përdorte për rreth dhjetë orë në ditë. Pikërisht kjo varësi do të kishte qenë një nga shkaqet e notave të tij të këqija në shkollë, dhe që kishte shkaktuar debate me prindërit e saj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *