Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë pas një sherri të ndodhur në Bulqizë.
Ngjarja dyshohet se nisi brenda një lokali dhe më pas u përshkallëzua jashtë ambienteve të tij, ku të rinjtë janë përplasur fizikisht.
Si pasojë e konfliktit janë plagosur Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si dhe Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.
Të tre janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.