Sulmi i hackerave iranianë, deputetët nuk kanë pasur akses në kompjuterë dhe në adresat elektronike

Grupi i hakerave “Homeland Justice”, i lidhur me Iranin, ka ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj postës elektronike të Kuvendit të Shqipërisë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur hetimet dhe ka ngritur një grup pune për analizën teknike të incidentit.


Sipas raportimeve, në Telegram janë publikuar materiale nga e-mailet e disa politikanëve, ndërsa për disa orë administrata e Kuvendit dhe deputetët nuk kanë pasur akses në kompjuterë dhe në adresat elektronike.

Ky është një tjetër incident pas sulmeve të mëparshme ndaj institucioneve shqiptare, ndërsa në vitin 2022 sulmet kibernetike të lidhura me Iranin çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *