Me rastin e festimeve për Ditën e Verës 2026, Bashkia e Tiranës ka njoftuar kufizime të trafikut nga 13 marsi deri më 15 mars, për shkak të aktiviteteve festive në kryeqytet.
Nga 13 marsi, ora 22:00 deri më 14 mars, ora 18:00, do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në segmentet: nga Ministria e Brendshme deri te ish “Hotel Dajti”, nga Ura e ish “Hotel Dajti” deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, nga rruga “Ismail Qemali” deri te kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe nga rruga “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.
Ndërsa nga 13 marsi, ora 12:00 deri më 15 mars, ora 02:00, do të bllokohen edhe rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me “Ismail Qemali” deri te “Brigada VIII”, si dhe rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me “Sami Frashëri” deri te “Gjin Bue Shpata”.
Qarkullimi i automjeteve do të devijohet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Sami Frashëri”, “Myslym Shyri”, “Abdi Toptani”, si dhe në bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”. Ndërkohë, linjat urbane “Tirana e Re” (nr.13) dhe “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” (nr.2) do të devijojnë lëvizjen përmes sheshit “Willson” dhe bulevardit “Zogu I”.