Fileto të KMY dhe djathë të “Bonum”, AKU bllokon mbi 1 ton produkte ushqimore, ruheshin në ambiente të mykur dhe me ndryshk

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi 738 kg fileto dhe gjoks pule pranë biznesit KMY në Tiranë, pasi ruheshin në ambiente me myk dhe ndryshk.

Gjithashtu, gjatë një inspektimi te subjekti “Bonum” u konstatuan shkelje të standardeve higjieno-sanitare në prodhimin e djathit, duke u vendosur një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Në total, 738 kg mish pule dhe 329 kg djathë i bardhë dhie do të asgjësohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *