Jo vetëm armëmbajtje pa leje, prokuroria e Prishtinës sqaron se Gjesti u arrestua për tre vepra penale, mes tyre kanosje dhe vjedhje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se reperi i njohur Gjesti është ndaluar nën dyshimin për disa vepra penale.

Sipas autoriteteve, ai dyshohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe për veprat penale kanosje (neni 181) dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë (neni 321).


Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa për masat e mëtejshme do të vendoset brenda afateve ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *