Berisha: Nëse nuk votojnë emigrantët pa dokumente, protesta të fuqishme para ambasadave!

Nga foltorja e parlamentit, kreu i PD, Sali Berisha tha se shqiptarët që jetojnë jashtë dhe nuk kanë dokumente shqiptare, duhet të votojnë. Ai shtoi janë 1 milion shqiptarë që jetojnë jashtë e që nuk kanë dokumente. Ai paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, do ketë protesta të fuqishme përpara ambasadave.

Fjalimi Berishës:

Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime.

Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.

Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *