Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti I plagosur nga tre plumba një 15-vjeçar.
Ka qenë në fakt një sherr mes dy vëllezërve binjakë, 29-vjeçar, për motive të dobëta, ku njëri prej tyre, ka qëlluar me armë zjarri drejt të vëllait dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht nipi i tyre 15-vjeçar.
Gjatë kontrollit në banesë, autorit iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar kokainë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.
Për këtë rast:
U shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; U arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.