Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një shtetas shqiptar, 30-vjeçari Gjergj Përgegaj, humbi jetën pas të shtënave me armë përpara restorantit “Chez Vous” në Frassineto.
Sipas raportimeve, viktima qëndronte në kalimin për këmbësorë kur u qëllua me plumba. Njëri prej plumbave e goditi fatalisht në qafë, ndërsa tjetri preku ornizën e derës së restorantit. Pronari i biznesit gjeti të riun pa shenja jete dhe lajmëroi autoritetet.
Policia arrestoi dy orë pas ngjarjes autorin e dyshuar, një shtetas shqiptar 35-vjeçar, ndërsa trupi i viktimës u transferua në morgun e spitalit San Donato në Arezzo.
Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja mund të jetë një krim pasioni: viktima raportohet se po fliste me ish-të dashurën e tij, një grua rumune, kur partneri aktual i saj mbërriti dhe humbi kontrollin, duke qëlluar drejt tyre. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.