Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës që do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, duke parashikuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore.
Sipas njoftimit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të bllokohet nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, ndërsa nga ora 15:00 do të mbyllen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Autoritetet bëjnë të ditur se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë edhe kufizime të tjera, ndërsa për qytetarët janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative.