Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, në Tiranë, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar me inicialet B.Z.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 13:50, i riu që drejtonte një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale, duke i marrë jetën në vend.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve të mëtejshme.