Mashtrimi me brusa fiktive, arrestohet administratori i call-center-it në Tiranë dhe procedohen 13 punonjës

Është arrestuar ditën e sotme administratori i një call center-i dhe 13 punonjësit e tij janë proceduar, pasi mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 39 vjeç.

Shtetasi R. L.,  administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si call center.  Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë 13 operatorë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *