Komisioni i Medias do të mbajë një seancë dëgjimore këtë të hënë me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të Përgjithshëm. Seanca do të fillojë në orën 11:30, ku anëtarët do të japin sqarime mbi procesin e zgjedhjes së kreut të RTSH-së. Kjo pas akuzave për paligjshmëri dhe mungesë transparence, të cilat çuan në një ultimatum ndaj Këshillit Drejtues. Disa nga kandidatët e skualifikuar janë rikthyer në garë, ndërsa procesi ka ngjallur reagime të forta nga të dyja palët politike dhe është duke u ndjekur me vëmendje edhe nga OSBE dhe BE.
- Home
- Shqiperia dhe Kosova
- Çështa e drejtorit të RTSH, sot, përballja e anëtarve të Këshillit Drejtues me Komisionin e Medias