Zgjedhjet, Kryekomisioneri Celibashi i kërkon Kuvendit miratimin e buxhetit

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me mediat, konfirmoi se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore.

“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të martojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.


Kreu i KQZ foli edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke thënë se është në interes të të dyve partive politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *