Publikohen mesazhet, Albin Kurti pjesë e aferave në administratë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vënë në qendër të kritikave ditët e fundit, pas publikimit të disa bisedave në WhatsApp, që pretendojnë të pasqyrojnë ndërhyrje të tij në menaxhimin e institucioneve të vendit.

Bisedat, të cilat janë zbuluar nga Pararaci.com, i përkasin vitit 2022 dhe lidhen me emërime dhe shkarkime në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku në atë kohë drejtor ishte Nagip Krasniqi.

Në një episod të tillë bisedimesh, të zhvilluar më 21 tetor 2022, Kurti i propozon Nagip Krasniqit emrin e Abdullah Lalës për ta punësuar në KEK, pas hapjes së një konkursi punësimi.

Abdullah Lala është një aktivist i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka mbajtur poste të larta, duke përfshirë drejtimin e LVV në Podujevë. Gjatë mandatit të parë të Kurtit si kryeministër, Lala u emërua drejtor i Bordin të Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Bisedat, pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale, kanë rezultuar në ngritjen e dy aktakuzave për korrupsion ndaj ish-kryeshefit të KEK, Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *