Dy të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit.
Ka qenë punonjësja e kësaj qendre që ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë nr 4.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy të miturit të moshës 12 dhe 13 vjeç, janë larguar edhe më herët nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit, ku kanë qenë të akomoduar prej disa kohësh.
Policia thotë se ka ngritur një grup hetimi për t’i lokalizuar dhe kthyer në qendër.