Hetimi ndaj Belind Këlliçit, SPAK merr në pyetje nëndrejtoreshën e “Harry Fultz”

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e shkollës Harry Fullz, Brikena Baxhaku, për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimin ndaj Belind Kelliçit.

Ajo do të japë informacion në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Kelliçi u kallëzua në SPAK për dyshimin se ka falsifikuar diplomën e gjimnazit. Më parë, edhe ish-deputeti i PD, Belind Kelliçi, ka dhënë shpjegime në prokurori.

Kallëzimi i bërë nga avokati Idajet Beqiri është ende në fazën e hetimeve, dhe në fund, SPAK do të vendosë për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *