2.7 milion euro, shtyhet me 2 vite afati për investimet strategjike

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se afati për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, është shtyrë deri më 31 Dhjetor 2026.

Ky vendim i miratuar nga Kuvendi u jep kohë dhe mundësi të reja investitorëve për të aplikuar sipas Ligjit Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Ky ligj sjell monitorim më të rreptë të projekteve për më shumë siguri dhe zbatim; Kuadër ligjor të përmirësuar për më shumë transparencë dhe efikasitet; Mbështetje të dedikuar për investitorët e huaj dhe vendas.

EFEKTI EKONOMIK:

Mbi 2.7 miliardë euro investime të pritshme;

24,323 vende të reja pune që pritet të krijohen;

2 miliardë euro fluks i pritshëm investimesh të huaja direkte.

SEKTORËT PRIORITARË:

Turizmi – 75% e vlerës së investimeve strategjike vijnë nga investitorë të huaj;Energjia dhe infrastruktura – mbështetje për projekte inovative dhe të qëndrueshme.

Ky ligj, jo vetëm që krijon një klimë më të favorshme për investitorët, por edhe forcon perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit. Me një kuadër të përmirësuar ligjor dhe një angazhim të shtuar për transparencë dhe efikasitet, Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion konkurrues për investimet strategjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *