Rama lajmëron mbylljen e “TikTok” brenda disa ditësh: Do rihapet kur kompania të plotësojë kërkesat tona

Nga Spanja, kryeministri Edi Rama lajmëroi se mbyllja e Tik-Tok është çështje ditësh në Shqipëri.

Në një intervistë për “El Mundo”, Kryeministri tha se qeveria shqiptare është në negociata me kompaninë, dhe Tik-Tok do të rihapet kur këta të fundit të plotësojnë kërkesat.

“Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta. U befasova nga gatishmëria për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *