I kërkuar nga drejtësia për shlyerjen e dënimit, Adriatik Llalla, merr pjesë në takimin e Berishës me emigrantët

Edhe pse drejtësia shqiptare e kërkon për të shlyer dënimin e dhënë me dy vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka zgjedhur që dje të ndjekë në Romë fjalimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë takimit të Berishës me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, vëmendjen e mori edhe prezenca e Llallës, i cili, megjithatë, nuk arriti të kalonte pa u vënë re ndërsa dëgjonte me vëmendje premtimet e liderit të PD-së për të ardhmen e Shqipërisë dhe kritikat ndaj qeverisë Rama.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, i dënuar në vitin 2021 për fshehjen e pasurisë, nuk ka përballet ende me dënimin, pasi ka braktisur vendin dhe thuhet se ka marrë azil në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *