Socialistë dhe Demokratë bëhen bashkë…për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH

Demokratët dhe Socialistët janë dakorduar për të nisur procedurat për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Kryetarja Ina Zhupa dhe nënkryetarja e Komisionit, Evis Kushi, kanë prezantuar një listë të shkeljeve të kryera nga anëtarët e Këshillit Drejtues gjatë viteve, duke e quajtur procedurën e paligjshme të zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së si “derdhjen e kupës” për këtë institucion.

“Të miratojmë këtë raport dhe të vazhdojmë me procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të mbetur të Këshillit Drejtues, përfshirë kryetarin dhe 8 anëtarët e tjerë. Të respektojmë procedurën ligjore dhe t’u ofrojmë mundësinë për t’u dëgjuar, qoftë personalisht, qoftë me avokat, para këtij komisioni, për të garantuar të drejtat e tyre dhe për t’i shqyrtuar më pas,” tha Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *