8 qytetarë në hetim, festuan arrestimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj

Policia njofton se ka nisur hetimet në gjendje të lirë për tetë qytetarë, të cilët janë përfshirë në një ngjarje që ka ndodhur para paraburgimit të Mine Pezës, ku po mbahet i ndaluar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas policisë, këta shtetas kanë shqetësuar qetësinë publike dhe kanë refuzuar të respektojnë urdhrat e dhëna nga punonjësit e Policisë për t’u larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” ndaj shtetasve S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K.

Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, ku ata kanë prishur qetësinë publike dhe nuk kanë respektuar urdhrat e policisë për t’u larguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *