Pas pak seanca në GJKKO për masën e sigurisë ndaj Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe pesë biznesmenëve

Sot, në Gjykatën e Posaçme, do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe pesë biznesmenëve: Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.

Seanca është parashikuar të mbahet në orën 08:30. Ky procedim penal, i regjistruar me numrin 27 për vitin 2024 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka të bëjë me hetimin e këtyre personave, për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës së sigurisë, si dhe nevojat për sigurimin e tyre.

Njoftimi është bërë publik nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datën 11.02.2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *