Në orën 13:30 ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë kësaj seance, dhjetëra simpatizantë të tij janë grumbulluar para godinës në shenjë solidariteti.
Siç duket nga pamjet, mbështetësit e Veliajt qëndrojnë në trotuarin përpara GJKKO-së, duke pritur vendimin për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.