Pas 406 ndeshjesh dhe mbi dhjetë vjet me FC Basel, Taulant Xhaka po tërhiqet nga futbolli.
Nëpërmjet një videoo në rrjetet sociale të FCB, ai njoftoi pensionimin e tij.
“FCB dhe qyteti për mua do të thotë gjithçka si një baseljan. Kam lindur dhe u rrita këtu. Të luash një herë për këtë ekip ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua”.
Për vëllain e kapitenit të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ky është momenti perfekt për të dhënë dorëheqjen: “Numri im ka qenë gjithmonë 34 dhe në mars do të bëj 34 vjeç. Më duket e drejtë, sepse klubi është në një formë shumë të mirë dhe jemi në rrugën e suksesit”.
Për të ka qenë gjithmonë e rëndësishme të mund të vendoste vetë kur të tërhiqej nga futbolli. Kështu, ai i kërkoi klubit të ndërpresë kontratën që ishte e vlefshme deri në vitin 2027, dhe ta mbyllte atë që në verën e këtij viti.