Refugjatë nga Gaza në Shqipëri, Berisha: Ndërtuesve u është thënë se 20 mijë apartamente do shiten për llogari të palestinezëve

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot për çështjen e palestinezëve të cilët mund të vijnë në Shqipëri.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se katër muaj më parë një lajm ka qarkulluar mes ndërtuesve në Tiranë se 20 mijë banesa në kryeqytet do të bliheshin për llogari të palestinezëve që do të vinin në vendin tonë.

“Ajo që di unë është kjo. 4 muaj më parë, midis ndërtuesve në Tiranë është qarkulluar lajmi se po ndërtohet se Edi Rama do sjellë palestinezë për të blerë 20 mijë apartamente. Kjo është absolutisht fjalë e thënë nga jo një, por disa ndërtues. Kur e kam dëgjuar e kam quajtur fantazi. Më pas ka qarkulluar në media lajmi për sjelljen e 100 mijë palestinezëve në Shqipëri. Rama e mohoi, por sa mund t’i besosh Edi Ramës? Për karrigen e tij mund të bëjë çdo gjë’, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *