Sipas raportimeve në media, forcat xheniere janë dërguar në shkollë pas një paralajmërimi për vendosjen e një bombe. Prindërve u është dërguar një mesazh ku njoftohet se nxënësit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të largohen për në shtëpi. Në mesazh theksohet se po bashkëpunohet me policinë dhe se nuk ka panik. Transporti i nxënësve do të bëhet me furgon ose nga prindërit, nëse është e mundur. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia, dhe detaje të tjera priten së shpejti.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Më pas policia doli me një tjetër njoftim:
Alarmi për bombë në kolegjin në kolegjin “Turgut Ozal”, i ardhur me një email ishte i rremë.