Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, duke sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë. Pasuritë përfshijnë një apartament, dy vendparkime për automjete dhe një subjekt tregtar, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të mashtrimit kompjuterik në bursa.
Operacioni është finalizuar në kuadër të një hetimi të vazhdueshëm për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të fituara nga veprimtaritë kriminale. Pasurive u është vendosur sekuestro me vendim të Gjykatës së Posaçme, dhe materialet procedurale iu referuan SPAK-ut për veprime të mëtejshme.