Rama: SPAK duhet të respektojë prezumimin e pafajësisë dhe të luftojë me veten për drejtësi!

Kryeministri Edi Rama, gjatë “takimit” me qytetarët në rubrikën “Sy më sy” , komentoi procesin që ka nisur SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rama theksoi se SPAK tani ka vullnetin e pavarësisë, duke shtuar se kjo është një provë e padiskutueshme e pavarësisë së tij, por që pavarësia duhet të shoqërohet me respekt për kulturën e drejtësisë dhe parimet europiane.

Kryeministri theksoi se SPAK duhet të respektojë prezumimin e pafajësisë për secilin individ që merret nën hetim, duke përfshirë ata që thirren për të dëshmuar. Rama kërkoi që respekti për tjetrin të jetë një prioritet, duke nënvizuar rëndësinë e profesionalizmit dhe integritetit në punën e SPAK. Ai theksoi gjithashtu se SPAK duhet të luftojë me veten për të siguruar drejtësi të paanshme dhe të drejtpërdrejtë, pa dallim politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *