Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër në orën 09:00, Grupi Parlamentar do të dëgjojë Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me masat e sigurisë të vendosura pa gjyq ndaj stafit dhe pedagogëve të universitetit për disa procedura të vitëve të kaluara.
Rektori Sallaku, i cili nuk është i lidhur me hetimet, ka kërkuar të dëgjohet publikisht për të sqaruar situatën që ai e konsideron si një keqkuptim të madh. Ai ka theksuar se ky është një moment historik për Universitetin Bujqësor, i cili ka hyrë në procesin e transformimit me synimin për të njësuar diplomën e tij me Universitetin BOKU të Vjenës si pjesë e planit Shqipëria 2030.