Investitori strategjik, Gazmend Paja, në SPAK

Investitori strategjik dhe aktori Gazmend Paja është paraqitur sot në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së tij nga prokurorët.

Një akuzë e mëparshme nga Partia Demokratike ndaj aktorit është se ai ka përfituar 133 mijë metra katrorë truall në Dhërmi.

Pas daljes nga SPAK, Paja foli për mediat me ironi, duke thënë: Ishim ulur me prokurorin për një kafe dhe gabimisht më mori telefonin tim e ja mora të tijin. Erdha ja solla të tijin dhe e mora timin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *