Berisha: Laptopi me provat e vjedhjeve është në prokurori

Nga foltorja e parlamentit, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për korrupsion dhe abuzime.

Në një deklaratë të tij, Berisha theksoi se Rama po fsheh veprime të dyshimta dhe e akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për përfshirje në dhurimin e tokave.

Ai shtoi se laptopi i Agaçit, që përmban prova për vjedhje, ndodhet aktualisht në prokurori.Për më tepër, Berisha e quajti skandal çështjen “McGonigal”, duke e cilësuar atë një tjetër ngjarje që po trondit qeverinë.

Berisha theksoi se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij janë të përfshirë në një skandal që po nxjerr në pah abuzimet e tyre me pushtetin.

Ish- kryeministri e kritikoi ashpër Ramën për mosveprimin ndaj këtyre çështjeve dhe e paralajmëroi se kjo do të çojë në rënien e tij dhe të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *