Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në provincën e Izmirit, ku një 16-vjeçar ka hapur zjarr me një pushkë gjahu ndaj një stacioni policie, duke lënë të vrarë dy efektivë.
Përveç viktimave, u plagosën edhe dy oficerë të tjerë dhe një civil. Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet nën hetim.
Sipas autoriteteve, i riu banonte në të njëjtën rrugë me komisariatin dhe armën që përdori (një pushkë gjahu), e kishte marrë nga i ati.
Motivi i këtij sulmi mund të lidhet me hakmarrjen, pasi adoleshenti ishte liruar disa ditë më parë nga paraburgimi, ku pretendohet se ishte keqtrajtuar nga policia.