Kontinenti afrikan po ndahet më shpejt nga sa mendohej më parë, duke e përshpejtuar procesin e ndarjes së tij në dy pllaka tektonike.
Në vitin 2005, një çarje 35 milje e gjatë u shfaq në shkretëtirën e Etiopisë, e njohur si Rifti Lindor Afrikan. Kjo shënoi fillimin e ndarjes së pllakës afrikane në pllakat tektonike somaleze dhe nubiane. Kjo çarje ndodhet në kufijtë e pllakave tektonike të Afrikës, Arabisë dhe Somalisë.
Për 30 milionë vite, pllaka arabe ka lëvizur larg nga Afrika, duke krijuar Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Ndërkohë, pllaka somaleze po largohet gjithashtu nga pllaka nubiane, duke formuar një luginë të gjerë në Riftin Lindor Afrikan. Shkencëtarët parashikojnë se ky proces do të përfundojë në krijimin e një oqeani të ri pas miliona vitesh.
Ndërsa më parë mendohej se ky proces do të zgjaste dhjetëra miliona vite, tani shkencëtarët besojnë se kontinenti po ndahet me ritmin e gjysmë inçi në vit. Profesori Ken MacDonald nga Universiteti i Kalifornisë ka deklaruar se një oqean i ri mund të formohet brenda 1 deri në 5 milionë vite.
Tërmetet dhe shpërthimet vullkanike që do të ndodhin gjatë procesit, ndryshimet madhore si hyrja e ujërave të oqeanit nuk do të ndodhin gjatë jetës së njeriut.MacDonald gjithashtu parashikon se ujërave të Oqeanit Indian mund të futen dhe të përmbytin Luginën e Riftit. Ai thekson se aktiviteti sizmik dhe vullkanet aktive janë shenja të dukshme të këtij procesi tektonik.
Alexandra Doten, ish-konsulente e NASA-s, ka theksuar se Afrika Lindore do të bëhet një kontinent i ri. Ajo shtoi se lumi dhe liqenet e mëdha në rajon, të cilat përfaqësojnë 25% të ujit të freskët të sipërfaqes së tokës dhe strehojnë 10% të specieve të peshqve në planet, janë rezultat i kësaj ndarjeje.
“Afrika Lindore do të ndahet nga kontinenti kryesor dhe do të formojë një kontinent të ri të rrethuar nga oqeani i ri”, thotë Doten.