Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Strum-Roskovec. Një automjet është përplasur me një tjetër dhe më pas me një motor. Nga përplasja e fortë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, automjeti me drejtues shtetasin F. D. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi B. C., si dhe me motomjetin që drejtohej nga K. H., 33 vjeç, banues në Strum.