Aksident me 6 automjete në qendër të Vlorës, bllokohet qarkullimi


Një aksident me përfshirjen e gjashtë automjeteve ndodhi në qendër të Vlorës, pranë Postës Qendrore, pas përplasjes fillestare mes një “Peugeot” dhe një “Volkswagen”.

Në incident u përfshinë edhe mjete të tjera, përfshirë një “Hyundai” të Prefekturës së Vlorës.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua përkohësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *