Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset një minator

Një minator 49-vjeçar, Agim Likoka nga Burreli, është plagosur pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka referuar rastin në Prokurori si ngjarje aksidentale, ndërsa hetime kanë nisur edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes në Punë dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera.

Ngjarja ngre sërish shqetësime për mungesën e transparencës dhe sigurinë në galeritë e kromit në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *