Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon pasagjerësh. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar rëndë, por disa persona janë dërguar për kontrolle në spital.
Ngjarja ka shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa një nga kamionët transportonte lëndë djegëse, duke rritur rrezikun. Trafiku është devijuar përkohësisht, ndërsa policia po punon për menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkaqeve.