Aksident tragjik në Berat, 40-vjeçari humb jetën pasi motomjeti del nga rruga

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Berat. Rreth orës 18:30, në aksin dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, një 40-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte.
Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal kullues në anë të saj. Nga përplasja, drejtuesi i motomjetit ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *