Akt barbar në Tetovë, 20 tifozë të ekipit serb “Vojvodina” sulmojnë brutalisht dy nxënës shqiptarë

Një akt i rëndë dhune ka ndodhur në Tetovë, ku mbi 20 tifozë të ekipit serb “Vojvodina” kanë sulmuar dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike. Të rinjtë kanë pësuar lëndime të rënda – njëri frakturë në hundë, ndërsa tjetri në brinjë dhe krah – dhe ndodhen nën kujdes mjekësor.

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër, duke e cilësuar ngjarjen si akt me motive etnike dhe duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike masa urgjente për arrestimin e autorëve.

Në reagim theksohet se “dhuna ndaj të miturve është vijë e kuqe” dhe se rasti nuk duhet trajtuar si incident i izoluar, por si një sulm i organizuar që kërkon ndjekje të plotë ligjore. Partia shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe kërkoi dënim të autorëve sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *