AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, pasi analizat zbuluan nivel të lartë të aflatoksinës B1, mbi normat e lejuara në Shqipëri.
Ndërkohë që në vendet e BE kjo sasi është e pranueshme, në Shqipëri konsiderohet e rrezikshme.
Kontrollet po vijojnë dhe priten bllokime të tjera në doganën e Hanit të Hotit.