“Mendoj se ajo e di çfarë po bën”
Martha Stewart ka dhënë një opinion të ashpër për markën e re të stilit të jetesës të Meghan Markle, “As Ever”, pasi Dukesha e Sussex-it u akuzua se po kopjon modelin e karrierës së Stewart.
Sipërmarrësja e njohur amerikane, Martha Stewart, më në fund ka reaguar për markën e re të Meghan Markle, pasi kjo e fundit është akuzuar për kopjim të rrugëtimit profesional të Stewart.
Stewart, e cila ishte miliarderja e parë femër e vetë-krijuar në Amerikë, ishte pioniere në fushën e gatimit dhe produkteve të stilit të jetesës me kompaninë e saj “Martha Stewart Living Omnimedia”.
Përmes kësaj kompanie, Stewart, 83 vjeçe, ka prodhuar dhjetëra libra gatimi dhe guida mikpritjeje që janë shitur masivisht, ka lançuar linja produktesh, disa programe televizive dhe një revistë mujore.