Alarm në kopësht në Laç: Një fëmijë i prekur nga dizenteria, kopshti mbyllet përkohësisht

Një alarm është ngritur këtë të premte në një kopësht për fëmijë në qytetin e Laçit, pas shfaqjes së simptomave të dizenterisë tek një i mitur. Fëmija kishte pasur temperaturë të lartë për disa ditë dhe ishte dërguar në spitalin e QSUT-së, ku i janë bërë analiza të shumta për të identifikuar shkakun e simptomave.

Pas analizave, ka rezultuar se fëmija është prekur nga dizenteria. Në ndihmë të situatës, janë informuar institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik, për të nisur menjëherë dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza të mëtejshme, dhe për arsye të sigurimit të shëndetit të fëmijëve të tjerë, kopshti nr.1 është mbyllur përkohësisht. Rihapja do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve të analizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *