Situata në lumin Vjosa paraqitet alarmante si pasojë e reshjeve intensive të ditës së sotme. Sipas raportimeve, niveli i ujit ka arritur në 9 metra mbi nivelin e detit, duke shtuar ndjeshëm rrezikun për përmbytje në zonat përreth.
Rritja e prurjeve ka vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fshatin Mifol, ku ekziston mundësia e përmbytjes së banesave dhe tokave bujqësore, nëse niveli i lumit vijon të rritet.
Ndërkohë, strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonës të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.