Alarmante/ 40% e nxënësve në Shkodër janë konsumues të duhanit

Gati gjysma e nxënësve në shkollat e mesme të Shkodrës rezultojnë duhanpirës. Kjo shifër ka bërë më të domosdoshme sensibilizimin e të rinjve mbi varësinë dhe dëmet që shkakton duhanpirja.

Përveç pasojave organizatorët janë kujdesur që të shpjegojnë edhe nga ana psikosociale arsyet që shtyjnë të rinjtë të nisin duhanpirjen, shkruan A2CNN.

Specialistë të operatorit të kujdesit shëndetësor kanë treguar varësitë e krijuara nga duhani, por edhe nga cigaret elektronike.

Sipas statistikave ndërkombëtare në një vit humbin jetën në botë rreth 8 milionë persona për shkak të duhanpirjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *