Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit, duke i cilësuar si provokim dhe përpjekje për të cenuar integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.
Ai theksoi se institucionet e sigurisë janë të gatshme dhe se kufiri mbrohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Kurti shtoi se këto veprime tregojnë pafuqinë e Serbisë, pasi në Kosovë nuk ekzistojnë struktura ilegale që mund të destabilizojnë vendin, ndërsa ushtria serbe përpiqet të demonstrojë forcën pranë kufirit.
____
Më 18 mars, ushtria serbe zhvilloi një stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën, duke shqetësuar banorët lokalë. Gjatë aktivitetit, helikopterët hodhën disa parashutistë në zonat e Breznicës, Muhovcit dhe Karaqevës, ndërsa qarkulluan disa herë përgjatë kufirit. Policia e Kosovës vlerësoi se një operacion i tillë pranë vijës kufitare është i jashtëzakonshëm dhe i paprecedent. Banorët shprehën frikë dhe pasiguri për shkak të zhurmave dhe lëvizjeve intensive ajrore.