Kreu i SPAK, Altin Dumani, njoftoi se janë sekuestruar 10 milionë euro në kriptomonedha, një hap i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Dumani theksoi se hetimi ka përfshirë dy organizata kriminale dhe është zgjeruar falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit.
Dumani gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e hetimit pasuror dhe konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, veçanërisht në rastet e korrupsionit.
Kreu i SPAK shtoi se institucioni që ai drejton, po intensifikon hetimet për pastrimin e parave dhe krimin kibernetik, duke pasur një rol të rëndësishëm në zbulimin dhe ndalimin e aktiviteteve kriminale.