Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të GJKKO-së për masën e sigurisë.
Veliaj kishte kërkuar pavlefshmërinë e disa veprimeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme, duke pretenduar shkelje procedurale gjatë hetimeve për dosjen penale nr. 27 të vitit 2024.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi sot (20 tetor 2025) të mos pranojë ankimimin, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë.